Kronologjia/ “Në fillim vrau dy fëmijë e nënën e tyre”, në 45 minuta autori i masakrës në Cetinjë ekzekutoi 11 persona

13/08/2022 10:40

Vuk Boriloviç është autori i tragjedisë me 11 të vrarë dhe 6 të plagosur në Cetinje, një krim që Mali i Zi nuk e mban mend prej kohësh.

Autoritetet thonë se ende po përcaktojnë pse Boriloviç 34 vjec vendosi të kryejë këtë “akt të urryer” dhe bëjnë thirrje për solidaritet me familjet e viktimave.

Kronologjia
Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau djalin njëmbëdhjetë vjeçar, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic.

Pasi i vrau, ai telefonoi babanë e fëmijëve dhe bashkëshortin gruas, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë e kam vrarë familjen tënde”, raporton Vijesti, ndërsa citon burime nga Drejtoria e Policisë.
Në 45 minutat në vijim, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai ‘mbolli’ vdekjen, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë.

Sulmi zgjati 45 minuta
Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviçit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun 32 vjec. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun 56 vjec, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviç 37 vjec, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiç 54 vjec, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra 52 vjece dhe Danijela Radunoviç 51 vjec.
Lajmi u tha se Boriloviç, i armatosur me një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe e ftoi të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë – Slavica Zviter, Filip Gjurkoviç, Mileva Ramadanoviç dhe Darinka Çelebiç, si dhe policin Ljubisha Maksimoviç i cili po përpiqej ta neutralizonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA