Dymbëdhjetë persona akuzohen si autorë pas vdekjes së një shqiptari në Tunbridge Wells.
Xhovan Pepaj, 25 vjeç u vra në Caley Road, rreth orës 03:15 të mëngjesit të datës 4 dhjetor 2021. Ai u godit me thikë në zemër dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Që prej ngjarjes, hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex ka çuar në arrestimin e 14 personave.
Sipas hetuesit, kur mbërritën oficerët më vendngjarje gjetën një dritare të thyer dhe shenja të hyrjes me forcë në banesë.
Jonathan Hedges, 24 vjeç u arrestua më 11 gusht 2022 dhe është akuzuar për vrasje dhe përfshirje në plane grabitjeje.
Hedges u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës Medway të shtunën më 13 gusht, ku u mbajt në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Maidstone Crown të hënën më 15 gusht.
Kurse Fabian Szymula, 20 vjeç, nga Callan Grove, South Ockenden, Essex, ishte akuzuar më parë për përfshirje në plane grabitjeje.
Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vrasje janë: Ciaran Stewart, 18 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch; Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, nga Norfolk Road, Ilford; Mohammed Miah, 25 vjeç, nga Highfield Road, Romford; Nathan Turner, 28 vjeç, nga Myrtle Road, Brentwood; Zach Cutting, 23 vjeç, nga Roundhills, Waltham Abbey; Ray Renda, 21 vjeç, nga Sandringham Road, Pilgrims Hatch, Brentwood; Nathan Rainforth, 20 vjeç, nga Gloucester Road, Pilgrims Hatch; Bartosz Malawski, 26 vjeç, nga Hainault Road, Romford; Glen Hough, 51 vjeç, nga Larchwood Gardens, Brentwood dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.
Të dyshuarit u mbajtën në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë dhe do të dalin përpara Gjykatës së Kurorës së Maidstone të hënën më 22 gusht.
Në lidhje me hetimet u arrestua edhe një 33-vjeçare, e cila u lirua por ende ndodhet nën hetim.
Një 27-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua, u la i lirë me kusht deri të hënën më 22 gusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Top Channel