Autori i njohur Salman Rushdie është vendosur në intubim pasi u godit disa herë me thikë të premten ,teksa ishte gati të jepte leksion në një institut në Nju Jork. Autori, libri i të cilit, “Vargjet satanike”,  çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, mori  lëndime të rënda në të gjithë trupin për  shkak të sulmit , nga 24 vjecari Hadi Matar, tashmë në parnga.  

“Lajmet nuk janë të mira”, tha Andrew Wylie, agjenti i shkrimtarit. “Salmani me siguri do të humbasë një nga sytë, nervat në krahun e tij janë prerë dhe ai është goditur me thikë në mëlçi”. 

Wylie shtoi se Rushdie, 75 vjeç, tani ishte në një respirator artificial në spital. Autori me famë botërore ishte objektivi për më shumë se 30 vjet i një fetva-je ose ndryshe një dekreti fetar nga lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei mbi veprën e tij  vargjet satanike, botuar në 1988.

Një shpërblim prej mbi 3 milionë dollarësh ishte ofruar gjithashtu për këdo që vriste Rushdie.

Lideri suprem i Iranit u nda nga jeta pa e tërhequr fetva-n, dhe kjo do të thotë se ajo vazhdonte të ishte në fuqi.

Libri i Salman Rushdie , i cilësuar si  blasfemi nga shumë besimtarë myslimanë për mënyrën  se si portretizonte profetin Muhamed, u ndalu fillimisht në vendin e lindjes së autorit, Indi, dhe më pas në disa vende të tjera .

Ndërkohë Mediat e kontrolluara nga shteti iranian kanë lavdëruar sulmuesin, i cili ende nuk ka folur për motivin e sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA