Vlora me mjete moderne për pastrimin e qytetit, Leli: T’i hiqet licensa firmës aktuale

12/08/2022 20:49

Nga sot qyteti i Vlorës ka mjete moderne për pastrimin e qytetit, të cilat u prezantuan në sheshin e Lungomares.

Kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka kërkuar heqjen e licencës së firmës që pastron aktualisht qytetin, sepse sipas Lelit  ky subjekt nuk po respekton kontratën.

Se nuk deshi apo nuk mundi, e çoi qytetin në kolaps, në zemër të sezonit turistik. Kjo është arsyeja pse prej kohësh dhe ende sot ngelem në pritje te nderhyrjes se organeve qe e kane fuqinë për t’i hequr licensen mjedisore një firme pastrimi dhe ushtrimit të veprimtarisë së tyre për të pajisur Bashkinë e Vlorës me informacionin e duhur legjtim, të munguar prej kohësh, që procedurat mos të cenojnë buxhetin e brishtë të Bashkisë”, -tha Leli.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA