Ky është momenti kur është shoqëruar për në komisariatin nr.1 Qani Muça, 55-vjeçari që plagosi me armë zjarri punonjësin e IMT-së Ilirjan Gavellin, teksa ky i fundit ishte në krye të detyrës.

Policia thotë se ka sekuestruar dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë.  Punonjësi  kishte shkuar për të prishur një shtëpi dhe i zoti i banesës e ka qëlluar me armë. 52-vjeçari ka marrë plumb në bark dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Sipas informacioneve, banesa ka nisur të shembet që në mëngjes.

Në zonë pritet të bëhet një rikualifikim urban dhe do të ndërtohet një rrethrotullim. Policia ka shoqëruar në polici edhe familjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA