Trafiku me gomone është kthyer në qendër të mediave botërore, ku grupe kriminale kalojnë persona ilegalisht drejt Britanisë së Madhe kundrejt pagesës.

Londra shfaqet e shqetësuar për trafikun njerëzor në La Mansh, i cili po rrezikon jetët e njerëzve.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith tha se ka pasur bisedime me policinë shqiptare për të gjetur një zgjidhje për këtë.

Muhamed Veliu: Numri i lartë i shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli, 10 ditët e fundit është kryetitull i medias në vendin tuaj. Çfarë shqetësimesh ka sjellë kjo për qeverinë tuaj?

Alastair King-Smith: Ne jemi shumë të shqetësuar . Është një fenomen në rritje në Europë përfshi edhe Mbretërinë e Bashkuar . Kjo çështje ka marrë përmasa të mëdha javët e fundit si pasojë e një numri të lartë shqiptarësh që e kalojnë kanalin me gomone. Ky është fundi një udhëtimi të gjatë ndërmarrë nga njerëzit e këtushëm dhe vende të tjera. Është një udhëtim i rrezikshëm gjë të cilën ne nuk e rekomandojmë. Problemi qëndron se këtyre njerëzve i premtohet një imazh i rremë se çfarë do të gjejnë kur të arrijnë.  Kjo me të vërtetë duhet të ndalojë. Duhen ndihmuar ata të rinj që duan të ikin dhe faljet pasi kjo nuk është gjëja e duhur për tu bërë.

Muhamed Veliu: Një raport i inteligjencës ushtarake publikuar në Mail on Sunday thotë se 4 në 10 persona që kanë arritur me gomone janë shqiptarë. Kjo vetëm për periudhën 1 Qershor-12 Korrik të këtij viti. Në total 1.075 persona. A keni bërë një vlerësim se përse këto javë ne shohim një valë të madhe njerzish duke mbërritur në Angli në këtë mënyrë?

Alastair King-Smith: Ne jemi tejet të shqetësuar për këtë sepse është e qartë se grupe kriminale përfitojnë nga trafiku i njerëzve. Nuk janë vetëm djem të rinj që vendosin ta bëjnë këtë vetëm. Ata ndihmohen dhe shfrytëzohen. Kjo është metoda me e re e grupeve kriminale në të bërit para. Ne të gjithë bashkë duhet të gjejmë rrugë ta ndalojmë këtë dhe njerëzit nuk përballen me të tilla situata.

Gazetari Muhamed Veliu gjatë intervistës me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith

Muhamed Veliu: Sapo  thatë ne bashkë. Me këtë doni të thoni se ju nevojitet ndihma e qeverisë shqiptare dhe agjencive ligj-zbatuese shqiptare të bashkëpunojnë me ju?

Alastair King-Smith: Natyrisht. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me të gjitha autoritetet në Europë, partnerët përfshi Shqipërinë. Që në fillim kemi patur bisedime të gjata për këtë që  kur unë mora detyrën një vit më parë duke folur me qeverinë dhe agjencitë ligj-zbatuese. Do të takohem me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Në mënyrë të rregullt ne flasim si të punojmë më mirë këtu në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë se si ta luftojmë këtë problem. Nuk është vetëm të punuarit me policinë. Ka nevojë të gjerë bashkëpunimi duke punuar me komunitetet për ta ndaluar këtë. Në rastet kriminale të kësaj fushe të ketë ndëshkime. Ne këtë mund ta bëjmë vetëm në partneritet.

Muhamed Veliu: Pa u futur në detaje, a keni hetime të përbashkëta mes policisë shqiptare dhe angleze në shkatërrimin e grupeve kriminale në këtë trafik?

Alastair King-Smith: Ne kemi pasur shumë bisedime si ta çojmë përpara këtë. Nuk do të futem në detaje operacionale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare ishte në Londër disa javë më parë. Biseduam me Ministrinë e Brendshme dhe autoritetet e tjera. Po shohim të gjitha mundësitë. Shumë pjesë të sistemit tonë do të bashkëpunojnë duke ndërmarrë veprime.

Muhamed Veliu:  Qeveria aktuale dhe ajo e re në shtator çfarë do të bëjë për këtë çështje në terma afat shkurtër dhe afatgjatë?

Alastair King-Smith: Jam I lumtur që përmendët termat afatgjatë. Kjo është një prioritet kryesor për qeverinë tonë siç ka qenë për një kohë të gjatë dhe kjo do të vazhdojë. Nuk ka vetëm zgjidhje afat shkurtra me përfshirjen e agjencive ligj-zbatuese megjithëse kjo është vendimtare. Ne duhet të mendojmë për një afat gjatë duke menduar masa pozitive parandaluese duke sjellë alternativa. Është me rëndësi të mos përfundojmë në pikën që njerëzit të mendojnë vetëm të largohen nga ato zona. Shumë shqiptarë largohen nga zona të pa zhvilluara nga veriu vendit dhe pjesë të tjera. Është për të ardhur keq që njerëzit ndjejnë se e vetmja zgjidhje është të larguarit ilegalisht dhe shpesh të përzihen në çështje droge e krime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA