Shqiptarët duket se kanë gjetur mënyrën më të shkurtër por jo më efikase për të përfituar azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazeta Daily Telegraph të cilës i referohet Top Channel shkuan se qytetarët shqiptarë po shfrytëzojnë ligjet e “skllavërisë moderne” dhe trafikimit për të shmangur kthimin në atdhe, pasi kalojnë transit në shtetin britanik.
1,130 shqiptarë pretendojnë se janë viktima të trafikimit, duke tejkaluar të gjithë shtetasit e vendeve të tjerë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptarët përbëjnë 24 përqind të totalit, duke lënë pas edhe vende si Eritrea.
Shifrat vijnë vetëm disa ditë pasi u zbulua se katër në 10 emigrantë që hynë transit në Britani janë shqiptarë.
Ekspertët e Forcave Kufitare besojnë se shqiptarët po pretendojnë se janë viktima të trafikimit për të rritur shanset e tyre për të qëndruar në MB, sepse një përpjekje për të kërkuar azil që vjen nga një vend paqësor nuk ka gjasa të jetë e suksesshme.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) thonë se përpjekjet e tyre për të çmontuar shtëpitë e barit të drejtuara nga bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë raste të shumta të punëtorëve që pretendojnë se janë viktima të shfrytëzimit për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin.
Priti Patel, Sekretarja e Brendshme, po rishikon urgjentisht legjislacionin kundër trafikimit për të mbyllur boshllëkun që po shfrytëzohet nga shqiptarët dhe emigrantët e tjerë si një mënyrë për të qëndruar në MB.
“Statistikat e sotme tregojnë se sa i shfrytëzuar është bërë sistemi. Priti po reformon sistemin për të goditur përfundimisht abuzimin duke mbrojtur viktimat e vërteta.”– tha një burim qeveritar.
Zonja Patel ka emëruar Harish Salve, një avokat dhe një nga ekspertët kryesorë të Britanisë për të drejtën ndërkombëtare publike, për të rishikuar se si funksionon sistemi, me burime që thonë se “legjislacioni do të pasojë”.
Top Channel