Jetlira Elezi, Merushe Azizi, Brunilda Gjoka, Valdete Manaj dhe Gjyle Topalli janë pesë gra që humbën jetën gjatë këtij viti pasi u vranë pas dhunës sistematike nga bashkëshortët, ish-partnerët apo vjehrrit.

E teksa dhuna në familje po prodhon viktima, policia deklaron se po regjistrohet një fenomen i ri, gratë që kanë siguruar urdhër-mbrojtjeje po kërkojnë azil jashtë Shqipërisë, po ashtu edhe fëmijët.

Në qershor gjykata civile e Tiranes u përball me  kërkesën e radhës qe u përmend edhe vendimin e urdhrit të mbrojtjes nga 43-vjecarja Fanete C., që më pas rezulton se ka siguruar azil në një vend të BE.

“Urdhri i mbrojtjes megjithëse do më dërgoni në strehë nuk më shpëton. Dua të largohem nga Shqipëria, sepse kur burri të dalë nga burgu , ai do më gjejë dhe do më vrasë. Nuk ma fal kurrë që unë shkova në polici dhe që e denoncova dhunën e tij”, deklaroi ajo.

Por avokatja Megi Zonja e cila kërkoi ndryshim mase për njërin nga klientët e saj, këmbëngul se ka dhe nga ato gra që në prag divorci improvizojnë skena dhune.

Megi Zonja, avokate: Klienti im i tha gjykatës se gruaja e tij e bëri të gjithë këtë për tu larguar nga Shqipëria dhe për ti marrë pronën, mbasi dihet që kur gruaja fiton urdhër mbrojtjeje burri duhet të largohet nga shtëpia

Nga 1860 shtetas që janë nën urdhër mbrojtjeje me vendim gjykate, 1400 prej tyre janë gra për të cilat gjykata ka urdhëruar që dhunuesi të qëndrojë në distancë 500 metra dhe mos ti kontaktojë ato. Të tjerët janë prindër të moshuar, por edhe fëmijë. Ka edhe burra që janë dhunuar nga gratë dhe që kanë marre urdhër mbrojtje. Por ata janë vetëm 2 në të gjithë vendin.

Avokatja Zonja:Ata nuk denoncojnë sepse kanë krenari. Personalisht kisha një burrë qe e rrahu gruaja, atë dhe dy fëmijët e saj sepse gruaja ishte përdoruese droge dhe kishte varësi.

Mes pesë grave te vrara, krimi me mizor është ai ndaj Brunilda Gjokes, një 41-vjeçareje që mbasi u dhunua barbarisht ndërroi jete ne spital tre dite me vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA