CDC lehtëson masat për Covid,  hiqet karantina për të ekspozuarit ndaj virusit

12/08/2022 13:12

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përditësoi udhëzimet  për komunitetin dhe shkolla për Covid-19 të enjten, duke bërë ndryshime thelbësore në disa prej rekomandimeve kyç.

Kështu, sipas CDC, të gjithë personat që janë të ekspozuar ndaj virusit Covid-19 nuk kanë më nevojë të karantinohen në shtëpi, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, megjithëse duhet të mbajnë maskë për 10 ditë dhe të testohen për virusin në ditën e 5-të.

Ndërsa testimi rutinë i mbikëqyrjes së njerëzve pa simptoma nuk rekomandohet më, në shumicën e mjediseve.

Nga ana tjetër njerëzit që rezultojnë pozitivë për virusin duhet të izolohen në shtëpi për të paktën pesë ditë, ndërsa rekomandohet që të vazhdohet të mbahet maska në ambientet e brendshme.

Udhëzimet e reja janë të orientuara drejt mbrojtjes së njerëzve nga të sëmurit rëndë tha Greta Massetti, një epidemiologe e CDC, në një konferencë shtypi të enjten.

Ekspertët gjithashtu theksojnë  rëndësinë e vaksinimit dhe masave të tjera, duke përfshirë trajtimet antivirale dhe ajrosjen e mirë të vendit ku jetohet dhe punohet si masa mbrojtëse kyç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA