Një sherr për motive të dobëta, ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari në Elbasan pasditen e sotme.
Në konflikt u përfshinë një 19-vjeçar me inicialet E.B dhe një 23-vjeçar më inicialet A.A, ku ky I fundit u godit me kaçavidë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 19-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel