Po eksploronin kanionin në Përmet, mbesin të bllokuar dy turistë francezë dhe një i moshuar. I shpëtoi policia

11/08/2022 19:30

Dy turistë francezë kanë telefonuar policinë pasditen e kësaj të enjteje, pasi mbetën të bllokuar teksa eksploronin në këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet.

Mësohet se ata mbetën të bllokuar rreth orës 16:15 në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e subjektit privat, ndërhynë duke bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.

Gjatë kërkimit për 2 turistët francezë, i është dhënë ndihmë dhe një të moshuari, i cili gjithashtu kishte mbetur i bllokuar në këtë zonë.

Dy turistët dhe i moshuari u nxorrën nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar dhe më pas u është ofruar kontrolli mjekësor. Aktualisht, ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA