
Merr fund arratia gati 5 vjeçare e ish shefit të stacionit policor në Dhërmi Sokol Bode i cili është dënuar në mungesë nga GJKKO me 12 vite burg.
Mbrëmjen e kësaj të enjte ai u arrestua nga forcat operacionale në Berat në bazë të informacioneve që policia kishte siguruar se i shpalluri në kërkim ishte në fshatin e tij të lindjes.
Sipas akuzës ish zyrtari i policisë Sokol Bode, dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me grupin kriminal të Moisi Habilajt, që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Emri i Bodes ishte në të njëjtën dosje me ish-ministrin Saimir Tahiri, por çështja ndaj tij u veçua për tu gjykuar në mungesë.
Në të njëjtin hetim ishin edhe dy ish zyrtarë të tjerë të policisë Gjergji Kohila e Jaelt Çela të cilët janë përballur me drejtësinë.
Top Channel