Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos në zonën e Portëz në Fier, ku një automjet tip “BMW” pas disa devijimeve në rrugë është përplasur me një kamion, që shërben për mbledhjen e mbetjeve urbane.
Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të “BMW”.
Ky i fundit, pasi është nxjerrë nga makina është shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit, ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.
Njoftimi policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:45, në Portëz, shtetasi N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në Drizë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe po mer mjekim në spital shtetasi I. M.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel