Një 14-vjeçar i identifikuar si Ergys Sakaj u mbyt në lumin Seman, teksa po peshkonte, ndërsa një banor i zonës ka treguar se i mituri vinte shpesh aty.
Ai u shpreh se punonte tek pompat dhe se djalin e ka parë vazhdimisht të peshkonte. Ditën e djeshme ata nuk e kanë parë më dhe i kanë gjetur vetëm rrobat së bashku me kallamat e peshkimit.
“Pastaj më vonë nuk u duk më! Unë punoj te pompat, vinte vazhdimisht. Vetëm kur i gjeti vllai kallamin dhe rrobat tek vendi. Mbrëmë këtu kemi qenë, kemi kontrolluar rrjedhën e lumit”, tha punonjësi i pompave.
I mituri rezultoi i zhdukur prej shumë orësh, ndërsa trupi i pajetë i të miturit u gjet ditën e sotme rreth orës 10:40.
Punonjësi ka treguar gjithashtu se vëllai tjetër i viktimës është mbytur para disa vitesh në lumin Seman, në të njëjtën mënyrë.
“Më parë iu mbyt një vëlla edhe atë poshtë e gjetëm vetë banorët”, tha ai duke shtuar se për gjetjen e 14-vjeçarit ditën e sotme kishin mbërritur polumbarët dhe shteti.
Top Channel