Adriano Galliani, Adimistratori i Deleguar i Monzës, së Silvio Berlusconit, skuadër e sapongjitur në Serinë A, ka dhënë një intervistë për gazetën “Tuttosport” në të cilën sugjeron “një Brexit në futboll” me një Superligë “pa anglezët”.
“Mund të jetë një zgjidhje, por pa anglezët. Duhet të ketë edhe një “Brexit” në futboll. Atëherë do të ishte një kampionat i vërtetë evropian, pa britanikët. Nga ana tjetër, çfarë mendoni ju, që në prill të vitit 2021 anglezët ikën nga Superliga se tifozët nuk e donin?”, tha Galliani.
Si shembull i kësaj pabarazie ekonomike, Adriano Galliani dha shembullin e tij, Monza-n, e cila do të luajë në Serinë A këtë sezon: “20 klubet në Premier League angleze fitojnë pothuajse katër herë më shumë se 20 në Serinë A. Monza merr 33 milionë euro nga të drejtat televizive, por 3 milionë duhet të shkojnë si donacion për Serinë B. Një skuadër e sapongjitur në Premier League fiton 160 milionë. Si mund të konkurroj me Nottingham Forest?”
Lidhur me të ardhmen e Monzës në Serinë A, drejtuesit veteran (78 vjeç) shpjegoi për “Tuttosport”: “Këtë vit synojmë vendin e dhjetë në renditje… Ëndrra ime e fëmijërisë u realizua: të çoja Monzën në Serinë A ishte më e vështirë se të fitoja Champions League me Milanin”./ Super Sport
Top Channel