Një dhëndër ka ekspozuar nusen në ditën e tyre të dasmës duke publikuar një video ku shihej duke e tradhtuar me kunatin e saj.

Videoja e realizuar në vitin 2019 u rishfaq së fundmi në TikTok, duke shkaktuar bujë në internet. Ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Top Albania Radio shkruan se pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve që shohin të tmerruar, dëgjohet duke thënë: “A menduat se nuk e dija për këtë?”

Më pas, shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule. Por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet.

Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.

Rikujtojmë, se një dhëndër xheloz rus ka vrarë gruan me të cilën sapo ishte martuar, duke e rrahur për vdekje në sy të të ftuarve.

35-vjeçari Stepan Dolgikh u bë xheloz sepse gruaja e tij, 36-vjeçarja Oksana Poludentseva komunikoi me një të ftuar në një mënyrë që atij nuk i pëlqeu. Ngjarja ka ndodhur në Novosibirsk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA