“Covid rikthehet në dimër”/ Virologu amerikan Fauci: Lia e majmunëve ngjan me Sidën

10/08/2022 12:19

Virologu amerikan Antoni Fauci thotë se Covid-19 nuk ka ikur dhe me shumë gjasa situata mund të përkeqësohet në dimër.

Fauci është i shqetësuar dhe për linë e majmunëve, sëmundje e cila sipas tij ngjan me sidën e viteve të para.

81-vjecari thotë se të gjithë ndihen të lodhur pas më shumë se dy vite e gjysëm nga pandemia,  por bën thirrje për të pasur kujdes, sidomos në stinën e dimrit.

“Ka një diferencë të madhe të njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe Europë për sa i përket asaj që ata perceptojnë apo dëshirojnë me realitetin. Në shtetet e bashkuara aktualisht jemi në mes të një vale të variantit omicron Ba5 ku regjistrohen çdo ditë mbi 100 mijë të infektuar dhe rreth 400 të vdekur në ditë. Duke parë këto numra nuk mund të themi që pandemia ka përfunduar, dhe po të shohim të shtruarit në spital situata është edhe më e rëndë. nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në dimër. Duhet të ruhen më shumë personat mbi 50 vjeç duke bërë tani dozat e treta dhe të katërta të vaksinës”.

Virologu amerikan tha se sheh  ngjashmëri mes lisë së majmunit dhe sidës në vitet 1980.

“Gjatë javës së fundit janë dyfishuar rastet me lië. Sot në SHBA janë të infektuar rreth 8 mijë persona dhe rreth 30 mijë në të gjithë botën. Ajo që dimë është se në 98 përqind të rasteve janë infektuar meshkuj që kanë kryer marrëdhënie me njëri tjetrin. Duhet të kemi shumë kujdes sepse tek kjo sëmundje shohim simptoma të ngjashme me atë të sidës në vitet e para, në 1980. Por në atë kohë ishim të pa përgatitur dhe nuk dinim asgjë për sidën, ndërsa sot ne kemi njohuri të mjaftueshme për ta luftuar”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA