Megjithatë, 19-vjeçari do të qëndrojë te Salzburgu për një vit në formën e huazimit. Një transferim fantastik ky nga gjermanët, pasi në të ardhmen mund të përfitojnë shuma të mëdha financiare.
SuperSpoert shkruan se klubet e mëdha anglezë ishin më të interesuara për të nënshkruar me 19-vjeçarin, pasi lojtari para nisjes së sezonit shkëlqeu me paraqitjen e tij përballë Liverpoolit.
Klubi më i interesuar ishte Man. United, por “Djajtë e Kuq” nuk përfituan. Leipzigu siguroi transferimin e Seskos, duke surprizuar jo pak në merkaton verore.