Një tjetër komandant rus i Shërbimit Elitar të Sigurisë në luftën në Ukrainë, është vrarë.
Oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë konfliktit pesë-mujor. Nënkolonel Nikolai Gorban (36) ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht, raportoi gazetari i Inform Napalma, Andrey Pavlushko, shkruan NewYork post.
Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai besohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.
Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.
“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse”, thuhej në të.
Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Ai la gruan dhe tre djemtë.
Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake.
Top Channel