Vjet ndalonte Zarubicën e Laçit, “raketa” spanjolle drejt City për 10 milionë euro

09/08/2022 19:31

Marc Cucurella nuk u arrit, edhe pse Pep Guardiola e kërkoi me ngulm. Gjithsesi te Manchester City nuk kanë qëndruar duarkryq dhe e kanë gjetur zgjidhjen për krahun e majtë të mbrojtjes.

Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” po mbyllin marrëveshjen me Anderlecht për spanjollin e spikatur, Sergio Gomes.

Verën e shkuar 21-vjeçari zbarkoi edhe në Shqipëri dhe pati për detyrë të ndalonte sulmuesin e djathtë të Laçit, Dejan Zarubica, ndërsa tani është drejt kampionëve të Anglisë.

Eksperti i merkatos raporton se marrëveshja do të mbyllet për diçka më shumë se 10 milionë euro. City fillimisht kishte menduar ta huazonte te Girona, por do ta mbajë në ekip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA