Shkupi është ndër të paktat skuadra shqiptarevë po mban lart flamurin në Evropë. Pasi kaluan turin e parë të Champions League, bardhekaltrit u ndalën në turin e dytë nga Dinamo Zagrebit.
Pavarësisht se kampionët u mposht në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, trajneri Goce Sedloski ende shpreson te kualifikimi.
Tekniku u shpreh se ekipi është 100 % i fokusuar në ndeshjen e kthimit përballë irlandezëve, me synimin për të arritur kualifikimin. Gjithashtu, maqedonasi shprehu keqardhjen për mënyrën sesi ekipi i pranoi golat në ndeshjen e parë, por tani fokusi kryesor për teknikun është vetëm ndeshja e kthimit.
Në përfundim, 48-vjeçari nuk harroi t’i bënte thirrje “lojtarit të dymbëdhjetë”, pasi pa tifozët e zjarrtë të Shkupit, “Shvercerat”, arritja e kualifikimit do të jetë e pamundur.
Ekipi i shqiptarëve do të synojë kalimin e turit të tretë të Europa League-s dhe në rast kualifikimi Shkupi do të siguronte grupet e Conference League-s, duke bërë historinë. Gjithashtu aventura europiane nuk do të ndalet me kaq, pasi kampionët e kanë të sigurt fazën “play off” të Conference League-s.
Shkupi është gati për të shkruar historinë me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve bardhekaltër. Të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium, çdo emocion i kësaj sfide mund të përjetohet “live” në SuperSport, duke nisur nga ora 21:00./ Super Sport
Top Channel