Njihuni me “killerin” kroat që ka “pluhurosur” rekordin e Erling Haalandit në Austri

09/08/2022 14:30

Fama e Erling Braut Haaland (sulmues i Manchester city-t), filloi t’i kalonte kufijtë kur, sapo filloi sezoni 2019-20, shënoi gjashtë gola në katër javët e para të Bundesligës austriake (ishte pjesë e Red Bull Salzburgut).

Realizoi “poker” golash në vetëm 60 minuta lojë kundër Wolfsbergerit (1-5).

“Kurrë nuk kisha shënuar katër gola në një ndeshje… edhe pse është e vërtetë që nuk kam shumë kohë që jam profesionist,” – thotë talenti kroat.

Klubi i tij i ri po fërkon duart, pasi mund të fitojnë shumë para nga shitja e mundshëm e sulmuesit. Ljubicic erdhi në formë huazimi nga Hajduk Split, por LASK Linz rezervoi një klauzolë blerjeje prej vetëm 2.4 milionë eurosh.

“Disa klube austriake dhe të huaja e kishin atë në axhendën e tyre… por ne arritëm ta bindnim të vinte tek ne,” – mburret drejtori sportiv i LASK-ut, Radovan Vujanoviç./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA