Në kulmin e vështirësisë/ Merr flakë magazina e naftës në Kuba, miliona dollarë dëme

09/08/2022 11:23

Magazina e naftës në Kuba ka marrë flakë, ndërsa deri  më tani ka humbur jetën një zjarrfikës dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Kjo situatë kërcënon rritjen e karburantit edhe më shumë, pasi vendasit e mbështesin ekonominë tek nafta.

Kuba mbështetet në terminalin Matanzas me 2.4 milionë fuçi, rreth (130 km) nga Havana, për shumicën e importeve dhe magazinimit të naftës së papërpunuar dhe të karburantit të rëndë.

Matanzas është terminali i vetëm i Kubës me aftësinë për të marrë cisterna të mëdha deri në 100,000 ton .

Zjarri i madh është përhapur në depon e karburantit kuban të goditur nga rrufeja

Ai shërben gjithashtu si një qendër për prodhimin vendas të naftës që do të përzihet për furnizimin e termocentraleve të vendit dhe për shpërndarjen e karburantit.

Tashmë flakët vijojnë të jenë aktive duke djegur plotësisht naftën, ndërsa rikuperimi zakonisht kërkon kohë dhe miliona dollarë riparime.

Për të parandaluar përhapjen në grumbullimet e tjera të naftës, sipas Reuters ekspertët thanë se po transportohen larg vatrës së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA