Monza firmos me sulmuesin e Napolit, shkon në 12 numri i futbollistëve të afruar këtë verë

09/08/2022 21:19

Monza bën goditje e 12 në merkato, duke ndryshuar thuajse tërësisht formacionin që e ngjiti për herë të parë në Serinë A. Është tashmë e mbyllur marrëveshja për transferimin e sulmuesit Andrea Petagna te klubi nga Brianza.

Mediat italiane zbulojnë se marrëveshja me Napolin është arritur mbi bazën e huazimit për 2.5 milionë euro dhe detyrimit të blerjes për 10 milionë euro të tjera, plus 1.5 bonus, që e çon totalin në 14 milionë euro.

Andrea Petagna është sulmuesi i dytë që i shtohet organikës së Monzës gjatë merkatos së kësaj vere dhe pritet të formojë repartin bashkë me Gianluca Caprarin, i cili erdhi pak ditë më parë nga Verona.

Megjithatë merkatoja e klubit nuk mbyllet me kaq, pasi Adriano Galliani po punon për goditjen e 13, që do të jetë edhe qershia mbi tortë. Emri i preferuar është ai i Mauro Icardit, që ka dalë jashtë planeve të PSG-së, megjithatë Monza nuk mund t’i mbulojë të gjithë pagën argjentinasit, ndaj vijojnë negociatat.

Lista e lojtarëve të afruar nga Monza:
Portierë: Cragno dhe Sorrentino
Mbrojtës: Andrea Ranocchia, Carboni, Birindelli, Marlon
Mesfushorë: Sensi, Pessina, Filippo Ranocchia, Ëarren Bondo
Sulmues: Caprari, Petagna

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA