Të paktën tetë persona humbën jetën në Seul të hënën, pasi shirat rekord përmbytën shtëpitë, rrugët dhe stacionet e metrosë në kryeqytetin e Koresë së Jugut
Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut raportuan se tre nga viktimat ishin bllokuar në një gjysmëbodrum të përmbytur.
Autoritetet thanë nëntë të tjerë u plagosën dhe të paktën shtatë persona mbeten të zhdukur, në mes të ujit.

Të gjitha makinat që ishin në rrugë u mbuluan nga uji, ndërsa disa të tjera përfunduan të shkatërruara.
Fotot nga i gjithë qyteti tregojnë përmbytje të rënda, me njerëz që kalojnë nëpër rrugë të mbuluar nga uji.
Megjithëse ujërat e përmbytjeve ishin ulur disi nga mëngjesi i kësaj të marte, makinat dhe autobusët mbetën të shpërndarë nëpër rrugë e trotuare..
Sipas CNN një numër stacionesh të metrosë u mbyllën për shkak të përmbytjeve, me linjat e pezulluara përkohësisht.
Disa rajone në jug të lumit Han u prekën më keq, duke përfshirë lagjen e pasur dhe moderne Gangnam, ku ndërtesat e dyqanet u përmbytën.
Ai vuri në dukje gjithashtu nevojën e rishikimit të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive në vend, pasi moti ekstrem pritet të bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të krizës klimatike.
Top Channel