Në parkun arkeologjik të Antigonesë është duke përfunduar një ekspeditë verifikimi në zonën e agorasë.

Instituti arkeologjik po mbështetet edhe prej universitetit të Maçeratës në këto gërmime ndërsa siti si çdo vit është një laborator natyror për studentë shqiptarë dhe italianë të arkeologjisë.

Të rinjtë kanë mësuar shumë gjatë gërmimeve në park ku tani po datohen dhe dokumentohen shtresa të ndryshme të jetës së qytetit në zonën e agorasë.

Profesor Roberta Perna që ka bashkëdrejtuar gërmimet në qytetin antik të ndërtuar nga Piro flet për disa gjetje të rëndësishme por edhe për nevojën që ato të vihen në funksion të vizitorëve dhe të gjenerohen të ardhura prej kësaj pasuria.

“Ne po zbulojmë një fytyrë të re bizantinte të Antigonesë. Nuk bëhet fjalë vetëm Trikonkën dhe këtë këtë kishë por ne gjetëm murin bizantin dhe banesat. Ne kemi qartazi këtu dy qytete atë të periudhës helenistike dhe një jetë të re mjaft më masive në shekullin e VI-të. Kur jeta mbaroi në Antigone besojmë se u zhvendos në Adrianopol dhe këto qytete nuk kanë jetuar kurrë njëkohësisht”, tha Prof. Roberto Perna.

Ekzistenca e një qyteti masiv me shtrirje të gjerë gjatë periudhës bizantine një shtresë që i mbivendoset periudhës helenistike ishin fakte të pakonfirmuara më parë për Antigonenë.

Shumë studiues kanë besuar se jeta përfundoi menjëherë pas djegies së qytetit në vitin 168 para Krishtit, por ekspeditat e viteve të fundit nuk sollën thjesht fragmente të shkëputura të jetës në periudhën bizantine por një qytet të tërë rreth shekullit VI dhe VII që pati të gjitha funksionet.

Në Antigone niveli i gërmimeve shkon rreth 10%. Megjithëse ende nuk kanë dalë në dritë monumente si teatri,shëtitorja apo objekte të mëdha publike qyteti i ndërtuar nga Piro në vitin 295 p. K mbetet një nga sitet më të rëndësishëm në Jug sa i përket potencialit arkologjik dhe historik”.

Top Channel