Siç e dini, Kim Kardashian dhe Pete Davidson ishin një çift që arriti të komentohej por edhe të pëlqehej shumë gjatë gjithë kohës.

Lidhja e tyre filloi që pasi Kim drejtoi “Saturday Night Live” dhe kur po luanin rolet e tyre në një skeç me temë “Aladdin” ata shkëmbyen një puthje që askush nuk e priste.

Epo, pas shumë ngritjeve dhe pas shumë debatesh online me Kanye West mesa duket Kim dhe Pete kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre. Këtë e kanë konfirmuar burime nga “E!News” dhe “People”. Së fundmi gjithashtu është zbuluar edhe arsyeja e ndarjes së çiftit. Një burim i brendshëm është shprehur për Page Six se:

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 plus ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment. Por, Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet tek fëmijët e saj”.

Burimi tregoi gjithashtu se përveç diferencës së madhe në moshë Kardashian, e cila drejton shumë biznese ishte shumë e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj. Themeluesja e “Skims” së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar edhe me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me aktorin e “SNL”. Burimi  shpjegoi:

“Kur Kim është me dikë tjetër, Kanye mund të shkaktojë probleme me fëmijët. Ai përpiqet të prish marrëdhënien e tyre. Kim është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Ajo dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA