Real Madrid interesohet për Mauro Icardin, por pa Wanda Narën.
Ky i fundit nuk bën më pjesë në planet e PSG-së dhe nuk u grumbullua për transfertën ndaj Clermont mbrëmjen e djeshme, teksa në moshën 29-vjeçare është i shtrënguar t’i japë drejtim një karriere në rënie që prej transferimit në kryeqytetin francez.
Mundësia për t’u transferuar te Reali është sa e papritur, aq edhe joshëse për Icardin, që nën urdhrat e Carlo Ancelottit mund të nisë një jetë të re sportive dhe të rikthehet në nivelet më të larta, megjithatë më parë duhet të bëjë llogaritë me bashkëshorten e tij.
Prej kohësh çifti po kalojnë probleme të ndryshme dhe thashethemet flasin që shumë herë kanë qenë në prag të divorcit, ndaj një kërkesë e icardit për t’u përfaqësuar nga një tjetër menaxher, mund të komplikojë edhe më shumë marrëdhëniet bashkëshortore.
Megjithatë në Madrid janë të vendosur të mos ulen në tavolinë me Wanda Narën dhe tani i takon Icardit të vendosë të ndërrojë menaxher, për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë./ Super Sport
Top Channel