Skena të tilla me varka me peshkatarë të cilët gjuajnë me korrent në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, janë thuajse të përditshme.

Por nëse institucionet tona nuk i vënë re, janë të huajt të cilët shqetësohen. Një grup turistesh hollandez të cilët po vizitonin me kanoe liqenin 1 javë më parë, u përballën me këto situata aspak të pazakonta për ta.

“Ne ishim me guidën tonë dhe grupin duke vizituar liqenin e Shkodrës teksa vura re edhe disa varka të vogla. Ishin disa burra të cilët hidhnin në liqen, disa paisje elektrike pastaj aty mbushej me flluska uji. Në sipërfaqe menjëherë dilnin peshq të mëdhenj e të vegjël atëherë ata i mblidhnin me një tip rrjete dhe i hidhnin në varkë. Në ujë mbeten vetëm disa peshq shume të vegjël, të ngordhur, të cilët nuk u interesonin peshkatarëve“, tha Menno Schaap, turist hollandez.

Menno Schaap, inxhinieri nga Amsterdami thotë se një kapitull i rëndësishëm i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian janë edhe politikat e përbashkëta të peshkimit, prandaj këtë çështje vendosi ta çojë me larg.

“Fola me njerëzit e zonës dhe peshkatarët e ndershëm të cilët më thanë se sasia e peshkut ka rënë ndjeshëm ndër vite dhe më treguan se disa herë e kanë ngritur këtë problem por institucionet këtu nuk kanë reaguar. Më kërkuan ndihmë dhe duke qenë se Shqipëria ka çeluar negociatat për integrimin në Bashkimin Europian vendosa t’i shkruaj Ministrit Hollandez të Mjedisit dhe Ujërave dhe përfaqësuesve tanë në BE. Për momentin nuk kam marrë përgjigje, pasi siç e dini tani është periudhe pushimesh”, tha ai.

Aurora ndihmon turistet e huaj, si guide për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

E gjithë Shkodra, ka vetëm 1 inspektor i cili e pranon se ky lloj peshkimi po bën shumë dëm.

Përderisa institucionet vijojnë tia hedhin përgjegjësinë njëra–tjetrës dhe asnjëra nuk merr përsipër ta bllokojë këtë fenomen, gjuetia e paligjshme dhe korrenti çdo ditë po godasin liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna duke dëmtuar rëndë biodiversitetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA