Në një kohë kur kriza e Covid 19 shkaktoi mbylljen e qindra bizneseve, post pandemia fokusoi sipërmarrjet në fushën e shëndetit mendor.

Së fundmi, vihet re një tendencë e re në Shqipëri: janë shtuar studiot për yoga me instruktorët që kombinojnë ushtrimet fizike me teknikat e frymëmarrjes dhe meditimit.

“Unë kam 18 vite që ushtrohem, Duke qenë se gjatë pandemisë më shkruanin shumë për gjendje ankthi dhe u motivova për ti ndihmuar”, tregon instruktorja e yoga-s, Elisabeta Gjonpali.

Pas izolimit prej emergjencës shëndetësore globale, sipas psikoterapistes Elisabeta Gjonpalit shqiptarët kanë rikthyer vëmendjen te jetesa e shëndetshme, duke u kujdesur jo vetëm për paraqitjen por edhe për shëndetin mendor.

“Po të bëj një krahasim ditët e sotme me 2005 kur e kam nisur unë, ka një ndryshim drastik… dikur më shihnin me habi kur bëja pozicione trupi të ndryshme nga liqeni, apo kur ecja zbathur mbi bar, ndërsa tani e kanë përqafuar si ide”, thotë Gjonpali.

Si instruktore e yoga-s, Elisabeta tregon një teknikë të thjeshtë për të luftuar me stresin, ankthin… teksa këshillon që këto ushtrime të paktën të kryhen çdo ditë për 5-10 minuta, që të mos lejojnë shtresëzimin e emocioneve negative dhe shpërthimin në një moment të caktuar.

Merr fryme me hunde, nxirre me goje. Sikur fryn qiriut. Mbylli sytë e përqëndrohu. 10 herë këtë teknikë dhe do të ndihesh më i qetë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA