
Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku mbeti pa jetë një person dhe u plagosën dy të tjerë mbetet akoma pa autorë të arrestuar.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se personi që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri është i moshës 22 vjeç (viti i lindjes 2000) me inicialet D.G .
Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka degraduar edhe me gjuajtje me armë.
Siç thuhet në raport, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Ndërkaq, autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.
Ndërsa, siç bëhet e ditur në raportin e policisë, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është në procedurë hetimore.
Top Channel