Gazeta britanike Daily Mirror shkuan së një shqiptari pronar i një lavazhi në Angli i është ndaluar aktiviteti si një skllavo-pronar i kohëve moderne.
Bëhet fjalë për Genc Gjocaj, 50 vjec banues në Battersea në Jug të Londrës. Ai është pronar lavazhit “The Palm Bay” në rrugën Northdown në qytezën Margate.
“Një pjesë e asaj që quhet skllavëria moderne u luajt përpara një gjykate në Londër” shkuan Daily Mirror. Gjocaj fotografuar me dy gishtat lartë doli përpara gjykatës Margate Magistrates Court për keqpagimin dhe keqtrajtimin e punonjësve në lavazhin e tij.
Autoriteti anglez i punësimit bashkë me policinë e zonës Kent kërkuan nga gjykata lëshimin e një urdhëri përmes të cilit e ndalonin Genc Gjocajn të punësonte emigrantë që jetonin në të zezë pa patur “National Insurance Number” leje pune.
Gjykata në urdhërin e lëshuar kërkon nga Genc Gjocaj të mbante një regjistër të të punesuarve, të paguante duke nisur nga paga minimale dhe të kishte kontrata punësimi në dy gjuhë, në anglisht dhe gjuhën e personit të punësuar.
Një vit më parë një tjetër shqiptarë Defrim Paci, nga Nottinghamshire, u gjet fajtor për trajtimin e punonjësve rumun në lavazhin e tij në kushte skllavëruese. Paci 42 vjec pronar i lavazhit me emrin Shiny u dënua me 3 vite e 9 muaj burg për akuzat e trafikut të njerzve dhe skllavërim personi përmes forcës duke i detyruar të punojnë në kushte skandaloze.
Në 2014 emrat e vëllezërve Kreshnik dhe Avdi Dida u kthyen në kryetituj të medias angleze pasi ndaj tyre u gritën akuza për skllavëri moderne ndodhur në lavazhin me emrin “Dida Car Wash”. Por disa muaj më pas prokuroria angleze i tha gjykatës në Southampton se hiqte dorë nga akuzat e ngritura ndaj dy vëllezërve.
Prokurori Michael Forster i tha gjykatës se ” Nuk ka dyshime që dy të akuzuarit keqtrajtuan 10 punonjës. Kjo del qartë nga transkripti intervistave të viktimave por nuk ka prova shtesë për ta mbështetur këtë gjë e cila në mënyrë reale do të sillte dënimin e të akuzuarve”. Vëllezërit Dida thanë për gazetën Southern Daily Echo se u dëmtua imazhi biznesit dhe humbën 200.000 paund si pasojë e arrestimit.
Top Channel