Situatë jashtëzakonisht e rrezikshme për Evropën pas granatimeve ndaj centralit bërthamor

06/08/2022 11:18

Ukraina ka shmangur një fatkeqësi të mundshme pasi bombardimet goditën termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi i këtij lloji në Evropë

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Moska ishte përgjegjëse, duke e akuzuar atë për kryerjen e një “krimi të hapur, të pacipë, një akt terrori”.

“Sot, pushtuesit krijuan një situatë tjetër jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë në Evropë – ata qëlluan në termocentralin Zaporizhzhia, dy herë në një ditë”, tha ai. 

Por ministria ruse e mbrojtjes fajësoi forcat ukrainase për bombardimet dhe tha se kapaciteti gjenerues i një njësie ishte zvogëluar dhe furnizimi me energji elektrike për një tjetër ishte ndërprerë.

“Për fat të mirë, predhat ukrainase nuk goditën objektin e naftës dhe karburantit dhe fabrikën e oksigjenit aty pranë, duke shmangur kështu një zjarr më të madh dhe një aksident të mundshëm rrezatimi”, thuhet në deklaratë.

Frika është rritur për një aksident bërthamor, me trupa ruse të vendosura në zonë dhe akuza nga të dyja anët për bombardime pranë uzinës.

Objekti dhe qyteti aty pranë i Enerhodarit u kapën nga forcat ruse në fillim të marsit. 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta