Nis festa në aeroportin e Stambollit, Galatasaray zyrtarizon dy afrimet e bujshme

06/08/2022 22:48

Galatasaray zyrtarizon afrimin e dy emrave të bujshëm si Lucas Torreira dhe Dries Mertens.

Klubi turk njoftoi se ka arritur marrëveshjen për blerjen e Torreiras për shifrën e 6 milionë eurove nga Arsenali, teksa mesfushori uruguaian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Galatën.

Ndërkohë Mertens vjen si futbollist i lirë, pasi refuzoi rinovimin me Napolin dhe do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër, nëse palët mbetet të kënaqura deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Torreira u nis pasditen e sotme nga Linate drejt Brukselit, teksa në kryeqytetin belg, në avion do të bashkohet edhe Mertens, për të fluturuar më pas të dy drejt Stambollit. Pritet një natë e gjatë festive për tifozët e klubit turk, që pak më parë publikoi në “Twitter” edhe linkun nga “Flightradar”, që tregon vendndodhjen e saktë të avionit.

Ndërkohë mediet turke raportojnë se ka nisur grumbullimi i tifozëve në aeroport, të cilët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për pritjen e dy yjeve të rinj të ekipit.Një atmosferë të tillë tifozët e Galatasarayt e krijuan pikërisht në 2019-ën, kur klubi firmosi me Radamel Falcaon dhe kolumbiani u prit nga mbi 25 mijë tifozë në aeroport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA