Luis Suarez u rikthye në vendlindje te Nacional pas 16 viteve të kaluara në Europë me Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Insistimi i klubit dhe tifozëve të Nacionalit i mbushën mendjen 35-vjeçarit të rikthehej në shtëpi. Sot luajti edhe takimin e parë në kampionatin uruguaian.
Nacional fitoi 3-0 në “Gran Parque Central” përballë Rentistas. Suarez u fut në fushë në pjesën e dytë dhe ia doli të shënojë menjëherë, teksa humbi edhe një penallti.
Sulmuesi tundi rrjetën në minutën e 59’. Finalizim me kokë pas një këndoreje dhe festë me shokët e rinj dhe tifozët e vjetër për goleadorin e njohur.
Suarez pati një shans të artë të realizonte edhe golin e dytë personal gjashtë minuta përpara fundit, por penalltia e gjuajtur prej tij u prit nga portieri i Rentistas.
Top Channel