Gjuetari afrikan i trofeve masakrohet nga krokodilët pas gjetjes së mbetjeve pranë zvarranikëve (fotot)

06/08/2022 17:03

Një gjuetar i njohur afrikano-jugor i kafshëve “ekzotike” besohet se ka përfunduar i ngrënë nga krokodilët pasi mbetje njerëzore u gjetën pranë dy bishave të ujit.

44 vjeçari Scott Van Zyl, u zhduk prillin e vitit 2018 pas një udhëtimi gjuetie me një shoqërues nga Zimbabve dhe tufën e qenve të gjuetisë.

Babai i dy fëmijëve drejtonte një kompani udhëtimesh gjuetie për klientë të huaj.

Ai u gjet gjysmë i ngrënë nga krokodilët në brigjet e lumit Limpopo në Zimbabve.

Gjuetari profesionist dhe shoqëruesi i tij ishin larguar nga makina e tyre për të ecur në drejtime të ndryshme. Por më vonë qentë ishin kthyer në kamp pa zotin Van Zyl, pushka dhe sendet personale të të cilit u gjetën në makinë.

Pas një fushatë të gjerë kërkimi, shenjat e gishtërinjve të Van Zyl u gjetën pranë lumit dhe më pas u gjet deh çanta e tij e shpinës.

Sakkie Louwrens, pjesë e grupit të kërkimit, tha se dy krokodilë “Nili” mund të kenë ngrënë zotin Van Zyl.

“Ne gjetëm në to mbetje të mundshme njerëzore”, tha ai për britaniken  The Telegraph.

Policia dhe autoritetet mjedisore vendosën të vrisnin zvarranikët.

Sulmet nga krokodiilët janë relativisht të shumta në Zimbabve, madje në një prej rasteve janë shfaqur pamje të rënda kur krokodili kishte gëlltitur të tërë një fëmijë që kishte vrarë.

Krokodilët e Nilit ushqehen zakonisht me peshk, antilopa e zebra, të cilat i kapin në kurthe kur kalojnë ujërat ku ata jetojnë, para se t’i mbysin në ujë me metodat e rrotullimit.

FOTO GALERI
2/5
44 vjeçari Scott Van Zyl, u zhduk prillin e vitit 2018 pas një udhëtimi gjuetie me një shoqërues nga Zimbabve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA