Gara e atletit italian përfundon keq kur detyrohet të mbulojë me dorë ‘organet’ që i dilnin jashtë (Video-foto)

06/08/2022 16:08

Gara deklathlonë e një atleti italian që duket kishte dalë të vraponte pa të mbathura, ka përfunduar më së keqi në kompeticionin në Kolumbi, teksa detyrohej të mbulonte organet e tij gjenitale që i dilnin jashtë kostumit sportiv.

Alberto Nonino po vraponte në garën 400-metra në kampionatin botëror 2022 U20 në Cali, të Kolumbisë kur atij i ndodhi aventura e pafat.

18-vjeçari italian ishte paraqitur mjaft mirë në garën e vrapimit dhe disiplina të tjera dhe ishte në krye të garës së vrapimit para se të ndodhte e papritura qesharake.

Në pamjet e regjistruara shihet qartë sikleti i sportistit që gjithë kohës kontrollon nga pantallonat e tij të shkurtra të vrapimit.

Kur ai kupton se po ‘ekspozohej’ ndaj të tjerëve kërkon të mbulohet me duar por problemi vijon dhe sportisti duhet të ngadalësojë ritmin e tij derisa rrjedhimisht del në vend të fundit.

Një prej komentatorëve vendas tha: “Në dekathlonën e 400 metrave italiani Alberto Nonino e nisi garën shumë mirë por doli i fundit pasi i kishte dalë penisi jashtë”.

Dhe në fakt Nonino përmendi problemin e tij në një postim në Instagram.

“E kuptoj që ishte një aksident dhe dua t’ju them se jam në dijeni të reagimeve, nuk është nevoja të më çoni adresat e pamjeve. Po përpiqem ta kaloj me shaka por u ndjeva shumë keq dhe miqtë e familjarët po më ndihmojnë të kaloj atë që ndodhi disa orë më herët”.

Në dekathlonë atletët konkurojnë në 10 evente të ndryshme sportive gjatë dy ditëve të garave, mes të cilave vrapim100m, kërcim së gjati, kërcim së larti dhe vrapim 400m. Ditën e dytë konkurohet në vrapim 110m pengesa, hedhje disku, kërcim me shkop, hedhje shtize dhe vrapim 1500m.

FOTO GALERI
1/4
Alberto Nonino po vraponte në garën 400-metra në kampionatin botëror 2022 U20 në Cali, të Kolumbisë kur atij i ndodhi aventura e pafat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA