Asnjë mjet lundrues sot nuk ka dal në det, në plazhet e Vlorës.
Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorës Eduart Sulejmani është shprehur për Top Channel se asnjë mjet lundrues nuk do qarkullojë në ujërat e bregdetit të qarkut të Vlorës. Janë duke u kontrolluar të gjitha dokumentacionet e mjeteve lundruese kryesisht gomone, skafe por dhe ato pak “Jet Ski” që kanë mbetur.
Sulejmani është shprehur se “mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licensë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të sigurar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues”.
Top Channel