Ilir Meta e konsideroi të turpshëm reagimin e parë zyrtar të mininitrit e Brendshëm Bledi Cuci për ngjarjen tragjike të Himarës.

Drejtuesi i Partisë së Lirisë mori ne mbrojtje Sali Berishën për sulmet që bëhen ne adresë të tij për përdorim politik te vrasjes së 7 vjeçares.

“Turp të ketë ministri i brendshëm Çuçi që në vend që të shprehë një ngushëllim merret me Sali Berishën. Pse Berisha e ka fajin që Çuçi e ka mbushur policinë me njerëz të droguar.”

Për ngjarjen mungoi një reagim nga ana e Presidenti Bajram Begaj, por Ilir Meta preferoi te mos komentoje heshtjen e pasardhësit të tij.

“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president është një çështje e çdo presidenti përfshirë dhe atë aktual, nuk është etike të shprehem për këtë çështje.”

Ilir Meta ripërsëriti kërkesën e opozitës për largimin e ministrit te Brendshëm nga detyra.

Bashkëpunimi i ri/ Berisha dhe Meta: Do bashkëpunojmë për largimin e Ramës

Pas divorcit të bujshëm 9 vite më parë, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë gati të rinovojë kontratën e bashkëpunimit politik.

Koha e bashkëpunimit politik me Edi Ramën janë e shkuar e harruar për Ilir Metën që i rikthehet akuzave të vjetra për ish aleatin e tij të vjetër.

 “Do bashkëpunojmë me PD, Edi Ramës po i vjen koha e riedukimit dhe mjekimit të detyruar”, tha Meta.

Të shkuarën e ka hedhur pas edhe Sali Berisha duke vlerësuar Ilir Metën si opozitar të vërtetë.

“Meta opozitar i vërtetë, Edi Rama është armiku ynë”, tha Berisha.

Por edhe pse Berisha e konsideron Ramën armik, Ilir Meta e lë hapur një shteg bashkëpunimi parlamentar me Partinë Socialiste për reformën territoriale ku Berisha nuk është pjesë.

Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se shtatori do të jetë stinë protestash.

 

Top Channel