26/12 22:29
Një aeroplan i vogël me dy pasagjerë ka bërë ulje emergjente sot në autostradën afër qytetit të Brezjes në Slloveni, ku sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.
Policia ka bërë me dije se ka marrë njoftim, se një aeroplan i vogël ka bërë ulje emergjente në rrugën kryesore afër Brezjes në drejtim të Jesenicës.
Vendi i uljes së detyruar të aeroplanit në autostradë po sigurohet nga policia ku janë shkaktuar edhe bllokime trafiku. Vonesa aktualisht është 30 minuta.
Një regjistrim i bisedës mes pilotit dhe kullës së kontrollit, i cili gjendet edhe në faqen e trafikut ajror Live, dëshmon se ka pasur një problem me motorin.
Top Channel