“E mbaj mend dritën tënde”, Ballack dedikim emocional në 1-vjetorin e humbjes së djalit

05/08/2022 20:30

Gushti i vitit të kaluar rezultoi të ishte i mallkuar për legjendën gjermane të futbollit, Michael Ballack.

Në pushimet familjare në Portugali, ish-mesfushori humbi djalin e tij vetëm 18-vjeçar i cili pësoi një aksident me biçikletë.

Teksa është mbushur një vit nga humbja e madhe, Ballack ka kujtuar djalin e tij me anë të një dedikimi emocional.

“Engjëlli im i dashur, e mbaj mend lumturinë, buzëqeshjen dhe gëzimin tënd. E mbaj mend shumë mirë dritën tënde, me shumë dashuri dhe me shumë emocione, do të lutem sot që shpirti të prehet i qetë, do të lutem edhe për vëllezërit e tu dhe do të mbaj pranë zemrës”, ishin fjalët prekëse të Ballack në rrjetet sociale kushtuar djalit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA