Vdes shoqja e fëmijërisë e mbretëreshës në moshën 97 vjeçare; Monarkia vajton humbjen e shekullores Lady Myra Butter (fotot)

04/08/2022 15:48

Mbretëresha britanike pritet të mbajë zi për mikeshën e saj të fëmijërisë Lady Myra Butter, që vdiq javën e shkuar, njoftonin mediat vendase.

Britanikja Lady Butter ishte pasardhëse e mbretit Car Nikola i Rusisë dhe i poetit Pushkin teksa raportohet se vdiq “paqësisht” në Londër në moshën 97 vjecare, thuhej në njoftimin e vdekjes së saj.

Lady Butter ishte në faqet e para të gazetave këtë vit kur mori një medalje Pushkin me dekret personal nga Presidenti Putin.

Por ajo njihej më shumë për rolin e saj në rrethin e ngushtë të mbretëreshës dhe miqësinë me ish-bashkëshortin e saj Duka i Edinburg.

Mbretëresha angleze kishte marrë pjesë në martesën e saj me majorin David Butter në vitin 1946, me të cilin lindën pesë fëmijë.

Në mars Lady Butter tha për  The Times  se kishte kthyer medaljen e dhënë nga Rusia në mes të luftës në Ukrainë, duke thënë se megjithse rrënjët e saj janë atje, “lulfta është e padurueshme”.

FOTO GALERI
1/3
Britanikja Lady Butter ishte pasardhëse e mbretit Car Nikola i Rusisë dhe i poetit Pushkin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA