Një shpërthim vullkanik filloi në Islandë të mërkurën pranë kryeqytetit Reykjavik, duke nxjerrë llavë të kuqe të nxehtë dhe shtëllunga tymi nga një luginë e pabanuar pranë malit Fagradalsfjall.
Në të njëjtin vend, vitin e kaluar një shpërthim i ngjashëm zgjati për gjashtë muaj pas disa ditësh aktiviteti intensiv sizmik.
“Është gjigant. Më pëlqen. Më kujtohet kur shkova disa herë vitin e kaluar, por sigurisht që ky shpërthim ndryshon shumë”.
“Është mbresëlënëse, është pak joreale. Por është shumë, shumë e bukur”.
Rreth 100 shikues kureshtarë shkuan shpejt drejt vendit të ngjarjes, të magjepsur nga pamja e llavës. Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO), e cila monitoron aktivitetin sizmik, vlerësoi madhësinë e çarjes në rreth 300 metra.
Shpërthimi i së mërkurës erdhi pas një periudhe aktiviteti intensiv sizmik, me rreth 10,000 tërmete të zbuluara që nga e shtuna, duke përfshirë dy me magnitudë të paktën 5.0.
Top Channel