Ngushëllime në familjen Avdia, e cila humbi vajzën e tyre të vogël, pasi u godit për vdekje në breg të detit nga një gomone, ka shprehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Pas vizitës në familjen e të miturës, Berisha nuk la mënjanë politikën, ndërsa akuzoi qeverinë si të mbushur me xhelatë.
“Erdha për të shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes. Erdha si qytetar. Për familjen e Jonadës që humbi jetën në një krim horror. Ngjarje që ka tronditur thellë, cdo shqiptar, cdo njeri. Si krim i shëmtuar, duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. Me një mjet monstruoz krimi ky akt u krye në distancën më të afër me buzë rërën. Në prani të qindra fëmijëve pushuesve të tjerë që loznin aty. Në këtë aspekt komisari s’është gjë tjetër vetëm një xhelat.
Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ju i keni vetë rastet. Nuk është rasti për t’i numëruar Këtu vdekjet në stacionet e policisë, vrasjet brenda stacioneve të policisë. Nuk është rastësi. Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër veçse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama flet në mënyrën më të përçart, vampirë mediatikë e politikë. Nuk ka njeri që s është tronditur deri në palcë. Vampirë është xhelati që e mori fëmijën më të sigurtë. E morën të gjallë dhe e nxorën të vdekur ilvi metën në Kavajë. Vampirë janë ata që vranë ted era e shtëpisë Klodian Rashën. Pra ajo që e bën më të rëndë këtë dramë, se km në vend të shkarkojë me urgjencë Çuçin u versulet gazetarëve.
Tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë, unë shfrytëzoj rastin të shpreh ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike. Të dënoj, me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij që shohin vampirë te ata që ngrenë zërin për një krim horror”, u shpreh Berisha.
Top Channel