Japonia ka reaguar pasi pesë raketa balistike të lëshuara nga Kina, kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ).
Ministri japonez i mbrojtjes Nobuo Kishi pretendoi se ishte hera e parë që kishte ndodhur një incident i tillë dhe Japonia kishte paraqitur një “protestë” përmes rrugëve diplomatike.
Një zonë ekonomike ekskluzive është një zonë e detit në të cilën një shtet bregdetar pretendon të drejtat sovrane për të kryer aktivitete ekonomike, të tilla si eksplorimi i burimeve natyrore, kërkimi shkencor detar ose mbrojtja e mjedisit.
Më herët sot, Tajvani tha se Kina kishte lëshuar 11 raketa balistike Dongfeng në ujërat pranë brigjeve veriore, jugore dhe lindore të Tajvanit.
Një hap i tillë vjen si pjesë e stërvitjeve ushtarake kineze rreth ishullit, të cilat kanë rritur tensionet midis Tajvanit dhe Kinës.
Top Channel