Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Mbi 6.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë për shkak të luftës që po zhvillohet prej muajsh.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në një sondazh që ka kryer muajin e kaluar tregoi se 15% e popullsisë së Ukrainës është zhvendosur.
Në të njëjtën kohë, 5.5 milionë njerëz të zhvendosur më parë janë kthyer në shtëpitë e tyre, shumica në qytetin e Kievit dhe në rajonet Kharkiv, Odesa e Chernihiv.
Sipas CNN organizata tha se shumë nga njerëzit që janë zhvendosur po përballen me vështirësi ekonomike, 60% kanë humbur punën dhe 9% nuk kanë pasur të ardhura që nga shpërthimi i luftës.
Me afrimin e muajve të ftohtë, shumë janë të shqetësuar për kushtet e tyre të jetesës, tha IOM.
Rreth 44% e ukrainasve thanë se kishin nevojë për ndihmë me riparime dhe më shumë se një e katërta kishin frikë se kishin nevojë të largoheshin nga banesat e tyre aktuale për shkak të ngrohjes së pamjaftueshme përpara dimrit.
Top Channel