Lëshimi i disa raketave balistike të Kinës në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, ka tensionuar situatën në ishull.
Frika për një sulm të mundshëm ka bërë që më shumë se 50 fluturime për dhe nga ishulli i vetëqeverisur të anulohen.
Edhe pse Kina thotë se lëshimet e raketave janë pjesë e stërvitjeve ushtarake me zjarr të drejtpërdrejtë, më të mëdhatë ndonjëherë në rajonin rreth ishullit, ato vijnë direkt pas vizitës së kryedemokrates amerikane Nancy Pelosi, vizitë për të cilën kina kishte thënë se do të merrte një përgjigjej të ashpër.
Tajvani raportoi se raketat kineze me rreze të gjatë kishin rënë pranë 3 ishujve të tij të cilët janë në ngushticën e Tajvanit, ndërsa 11 të tjera u gjuajtën në ujërat në veri, jug dhe lindje .
Qëndrimi ushtarak ishte dukshëm një shfaqje e qëllimshme e forcës pasi Pelosi u largua nga ishulli të mërkurën në mbrëmje, me destinacion Korenë e Jugut, një nga ndalesat e fundit në një turne në Azi që përfundon në Japoni këtë fundjavë.
Brenda disa orësh pas nisjes së saj nga Taipei të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e ishullit tha se Kina dërgoi më shumë se 20 avionë luftarakë përtej vijës mesatare në ngushticën e Tajvanit, pika e mesit midis kontinentit dhe Tajvanit që Pekini thotë se nuk e njeh, por zakonisht e respekton.
Në mes tës frikës se ndoshta Kina mund të sulmojë , Marina amerikane ka vendosur një aeroplanmbajtëse afër Tajvanit, në atë që thotë se janë “operacione normale dhe të planifikuara” në Detin e Filipineve.
Top Channel