![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/07191d29-0f46-4d97-bece-6faf590788b5_hd-800x450.jpg)
10/02 22:59
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një çift është arrestuar për abuzim me fëmijën, pasi u shfaqën një video që dukeshin se i jepnin vodka një foshnje.
Në videon që u bë virale në Facebook, një grua që mendohet të jetë nëna e fëmijës shihet teksa hedh vodka në një kapak dhe më pas ia jep foshnjës. Gjatë kësaj kohe, një burrë, i cili pretendohet të jetë babai i foshnjes, është aty pranë dhe sheh të gjithë ngjarjen dhe nuk reagon
Pasi kjo video ra në duart e policisë, çifti u arrestua.
Top Channel