Gruaja godet brutalisht me kokë kamerieren që tallej me performancën e saj në karaoke (fotot)

04/08/2022 21:50

Leanne Ogden ishte munduar të përcillte sa më mirë në karaoke versionin e saj të këngës së Britney Spears, ‘Hit Me Baby One More Time’ (Më godit edhe një herë), edhe pse ishte paksa e intoksikuar nga pija, para se të konfrontohej me një kameriere që “bëri komente” për performancën e saj.

41 vjeçarja Leanne Ogden, besonte se viktima Nicola Bland kishte ”bërë komente” për të me miqtë, teksa grupi po zbaviteshin në një festë ditëlindjeje në barin St Basil’s Club në Cheshire, në Anglinë qendrore, në fund të vitit të shkuar.

Pasi përfundoi performancën në mikrofon, Ogden i ishte afruar zonjushës Bland në zonën e duhanpirësve dhe e kishte pyetur: “A kishte ndonjë problem?”

Por sipas raportimeve, gruaja që ishte “7/10 e dehur” kishte goditur me kokë gruan ende para se ajo te jepte përgjigjen e saj, duke e lënë me hundë të përgjakur, me prerje dhe enjtje në fytyrë.

Ajo më tej kishte lëshuar disa herë grushtet drejt zonjushës Bland por kishte dalë huq, shkruan satirikja britanike DailyStar.

Viktima kishte shkuar në spital por për fat nuk kishte kocka të thyera.

Ogden pranoi në gjykatë sulmin trupor në gjendje të intoksikuar dhe u urdhërua t’i paguajë  viktimës 100 paundë dëmshpërblim për dëmet, dhe 180 paundë kosto.

Ajo u dënua gjithashtu me 12-muaj shërbim komunitar dhe 150 orë punë të papaguar.

Avokati i saj Ian Weights tha: “Pasi përfundoi këngën e saj në karaoke e akuzuara ishte informuar nga një mikeshë që akuzuesja kishte folur keq për të dhe nuk e kuptonte arsyen”.

“Ajo pranon që kishte konsumuar alkool por më vonë një tjetër zonje kaloi pranë saj dhe bëri komente të ngjashme prandaj duhet të sqarohej me burimin e talljeve”.

Prokurorja Rachel Bennion, tha: “Një konfrontim ndodhi në zonën e duhanpirjes mes viktimës dhe akuzueses, ku e para goditi me kokë të dytën. Ato të dyja kishin konsumuar alkool gjatë festës së ditëlindjes së një të njohuri të përbashkët”.

Ogden tha në polici se veproi ashtu pasi ndjehej e kërcënuar nga Bland gjatë konfrontimit.

“Aj pranon se lëshoi dy herë grushtet ndaj viktimës pasi ndjehej e kërcënuar”, shtoi prokurorja.

Ogden ka pasur dhe një dënim të mëparshëm për sulm fizik, kur zbuloi se ish-partneri i saj kishte shkuar me një grua tjetër prapa krahëve të saj.

FOTO GALERI
1/5
Sulmuesja Leanne Ogden ishte munduar të përcillte sa më mirë në karaoke versionin e saj të këngës së Britney Spears, 'Hit Me Baby One More Time'

Top Channel