Për këtë arsye, për një jetë sa më të mirë dhe të shëndetshme duhet jo vetëm që të bëjmë aktivitet fizik, por edhe të ushqehemi sa më mirë.
Thënë kjo, ka disa ushqime që nëse i konsumojmë mund të na bëjnë të ndihemi shumë mirë. Top Albania Radio shkruan se është vërtetuar shkencërisht, se ushqimet e pasura me polinefole na ndihmojnë që të përmirësojmë humorin, duke ulur jo vetëm stresin, por edhe duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm.
Kafe:
Sipas ekspertëve, kafeja ka një përmbajtje të lartë të polifenoleve. Por sipas tyre, nuk duhet ta kalojmë sasinë e 3-4 filxhanëve kafe në ditë dhe nuk duhet ta teprojmë me sheqerin.
Çokollata:
Çokollata e zezë, jo ajo e bardhë. Ajo përmban një sasi të lartë kakaoje që është e pasur me polifenole dhe ka efekt antioksidant, antiinflamator dhe rrit humorin. E kundërta është për çokollatën me qumësht, që përmban shumë pak kakao në përbërjen e saj.
Erëzat:
Erëzat kanë veti antioksiduese. Më kryesori është shafrani i indisë, që ka efekt antiinflamator në trupin tonë, duke na mbrojtur nga një sërë sëmundjesh.
Çaji jeshil:
Edhe çaji është shumë i pasur me polifenole, kryesisht çaji jeshil. Përveç se na sjell në humor, çaji jeshil ka një përmbajtje të lartë me antioksidantë, që na ndihmojnë të mbrojmë shëndetin e kockave.